Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zgjedhje parlamentare menjëherë pas zgjedhjeve lokale!

Unë e kuptoj se, disa partia opozitare mendojnë se në atë mënyrë do të tërheqin më shumë vëmendje. VMRO-DPMNE si parti politike dhe koalicioni që e udhëheqë, është çdoherë e gatshme, por kjo nuk është esenca. Ne duhet të realizojmë atë që u nevojitet njerëzve. Kështu ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar thirrjet e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me lokalet vitin e ardhshëm.

“Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm, qytetarët në ato zgjedhje lokale do të tregojnë a nevojiten ose jo zgjedhje parlamentare. Nëse janë të nevojshme edhe zgjedhjet parlamentare, mund t’i organizojmë menjëherë pas asaj. Nëse ato thonë se qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit kanë karton të kuq, nëse i votojnë kryetarët e komunave nga BDI dhe LSDM, atëherë porosia është e qartë dhe ne nuk do ta injorojmë atë porosi. Kështu që, testi i parë do të jenë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, nëse koalicioni Levica-LSDM-BDI e fiton koalicionin qeveritar atëherë ne s’kemi çfarë të diskutojmë këtu”, ka deklaruar kryeministri Mickoski.

Më shumë për këtë

Izraeli drejt një qeverie të re? Gadi Eisenkot përgatit koalicionin, synon ta çojë për votim në parlament brenda 48 orëveLajme · 12 orë më parëBlendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme