Doktor, Arben Taravari, ministri i Shëndetësisë, që është edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët ishte mysafir në Oxygen me Besim Dinën, ku tha gjëra të pa thëna më parë.
Ai tregoi që ka dëgjuar nga Ziadin Sela ofendimet më të rënda që kanë qenë të papritshme për të.
“Me Ziadinin një dekadë kemi kaluar shumë mirë. Më pas ai më ka ofenduar mua që më ka habitur, por ky kapitull për mua është i mbyllur. Unë asnjëherë për shokët nuk flas keq, duhet t’i mbajmë kujtimet e mira. Unë emocionalisht e kam përjetuar keq, sepse me një shok që kemi qenë mbi 8 vite, të dëgjosh këto fjalë është keq dhe rëndë për tu përjetuar”, tha Taravari.
Ai gjithashtu rrëfeu edhe arsyet e ndarjes me Selen.
“Patëm mendime ndryshe, ne si parti çdoherë kemi qenë kundër BDI-së, e Ziadini donte të shkojmë me Aliun. Ne u rreshtuam nga ana e anëtarësisë, dhe e bëmë rotacionin që shumë vite e kërkuan shqiptarët. Ne me opozitën e Sela u rreshtua me pushtetin, tani ne jemi në pushtet e Sela ngeli në opozitë”, përfundoi Taravari.
Ikja e Seles nga partia e Taravarit ishte një momentum kyç në politikën e Maqedonisë së Veriut.
Pra, ky veprim i dha kahjen e duhur politikës shqiptare në RMV. Me çka Taravari mund të konsiderohet si shpëtimtari i opozitës shqiptare që e dërgoi në opozitë BDI-në.