Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk po cënohet, po cënohen milionat e BDI-së! Loja u djeg!

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se gjuha shqipe nuk po rrezikohet, por po rrezikohet “pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Mexhitit

U djeg loja!

Gjuha shqipe nuk është e cënuar, pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve PO!

Lexo edheNga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Gjuha shqipe nuk do të kontestohet, milionat e oligarkëve të BDI-së PO!

Gjuha shqipe është e mbrojtur, paratë e kumarit dhe bixhozit të klikës së korruptuar të BDI-së JO!

Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur si të tërbuar për të frikësuar shqiptarët dhe për të kërcënuar me destabilizim kam një përgjigje: LOJA U DJEG.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme