Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në kuadër të vizitës në SHBA, në New York ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC),
“Në kuadër të vizitës në SHBA, në New York takova përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), gjegjësisht z. lir Rusi, z. Martin Vulaj, z. Tony Marko, z. Burim Regjaj dhe z. Agim Jusufi.
Mërgata shqiptare në Amerikë, ka luajtur një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në lobimin për avancimin e çështjes shqiptare si në Shqipëri, Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni të Veriut”, ka shkruar Kasami.