Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Në ambasadën e Kosovës në Shkup për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 17 nga 55 qytetarë të paraqitur

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoni dje kanë votuar 17 qytetarë për zgjedhjet e sotme parlamentare në shtetin fqinj, raporton MIA.

Siç njoftojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të ushtruar të drejtën e votës në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur 55 qytetarë. Prej atje thonë se dita e djeshme e zgjedhjeve në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës jashtë vendit ka kaluar pa asnjë problem apo pengesë.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë do të mund të votojnë 2.075.868 qytetarë në 941 qendra të votimit dhe 2.533 vendvotime.

Në Kosovë të drejtë vote kanë 1.970.944 qytetarë, ndërsa në diasporë 104.924. Qytetarët e Kosovës në diasporë kanë votuar dje në 30 përfaqësi diplomatike të vendosura në 19 shtete të ndryshme.

Lexo edheBlendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”

Në zgjedhjet e nënta parlamentare në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre 19 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Janë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej të cilave 20 janë të garantuara për pjesëtarët e komuniteteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vende deputetësh, komuniteti boshnjak tre, komuniteti turk dy, komuniteti rom (komuniteti RAE) ka katër, ndërsa komuniteti i goranëve ka një ulëse parlamentare. Pragu zgjedhor është 5 për qind.

Më shumë për këtë

“Tentim grusht shteti”, Netanyahu akuzohet për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeveLajme · 7 ditë më parëGoditje për xhepat e qytetarëve: Maqedonia me gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me standardin jetësor!Maqedoni · 2 javë më parëRibalanci i dytë i buxhetit brenda dy muajsh: Shteti merr borxh, qytetarët ngarkohen me detyrime, ndërsa investimet zhvillimore shkurtohen!Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme