Trendy

Pse vonuan me mjekimin e 9-vjeçarit? Sqarohen nga Spitali i Tetovës

Para 1 vit

Spitali i Tetovës për TV21 ka treguar anën e tij në lidhje me rastin e 9-vjeçarit.

Nga Spitali thonë se fëmija tashmë është në mjekim intensiv.

“Për momentin është në dhomë intensive nën mbikëqyrjen e mjekëve”, thanë nga Spitali.

Ndërkaq vonesën e dhënies së mjekimit adekuat e arsyetojnë me faktin se “mjekja në atë kohë ka qenë në intervenim në Repartin e Gjinekologjisë”.

Kujtojmë se këtë pasdite në Spitalin e Tetovës ka pasur tensione, pasi një fëmije të moshës 9-vjeçare, me lëndime në kokë, pasi i është dhënë mjekimi fillestar, është lëshuar për në shtëpi.

Prindërit kanë insistuar për hospitalizim, pasi sipas të afërmve të 9-vjeçarit, djaloshi ka qenë pa ndjenja

Trending