Spitali i Tetovës për TV21 ka treguar anën e tij në lidhje me rastin e 9-vjeçarit.
Nga Spitali thonë se fëmija tashmë është në mjekim intensiv.
“Për momentin është në dhomë intensive nën mbikëqyrjen e mjekëve”, thanë nga Spitali.
Ndërkaq vonesën e dhënies së mjekimit adekuat e arsyetojnë me faktin se “mjekja në atë kohë ka qenë në intervenim në Repartin e Gjinekologjisë”.
Lexo edheFëmijë 6-vjeçar goditet nga automjeti në Shkup, dërgohet me urgjencë në spitalKujtojmë se këtë pasdite në Spitalin e Tetovës ka pasur tensione, pasi një fëmije të moshës 9-vjeçare, me lëndime në kokë, pasi i është dhënë mjekimi fillestar, është lëshuar për në shtëpi.
Prindërit kanë insistuar për hospitalizim, pasi sipas të afërmve të 9-vjeçarit, djaloshi ka qenë pa ndjenja
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











