Trendy

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka të vdekur

Para 11 muaj

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.

Sipas raportimeve fillestare nga dëshmitarë në vendngjarje, në aksident janë përfshirë rreth tre deri në katër automjete, dhe dyshohet se ka viktima. Për më shumë se një orë e gjysmë, rruga ka qenë e bllokuar tërësisht dhe forcat e sigurisë nuk lejojnë askënd të afrohet në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar lidhur me rrethanat apo pasojat e aksidentit.

Për më shumë detaje, mbetemi në pritje të një njoftimi zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Trending