Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.
Sipas raportimeve fillestare nga dëshmitarë në vendngjarje, në aksident janë përfshirë rreth tre deri në katër automjete, dhe dyshohet se ka viktima. Për më shumë se një orë e gjysmë, rruga ka qenë e bllokuar tërësisht dhe forcat e sigurisë nuk lejojnë askënd të afrohet në vendin e ngjarjes.
Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar lidhur me rrethanat apo pasojat e aksidentit.
Për më shumë detaje, mbetemi në pritje të një njoftimi zyrtar nga autoritetet përkatëse.
Më shumë për këtë
Aksident i rëndë në Shkup: 72-vjeçari me “Mercedes” godet këmbësorin, 50-vjeçari përfundon në spitalMaqedoni · 1 javë më parë
Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Tearcë, janë përplasur disa vetura!Maqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












