Trendy

Shkëndija fiton titullin kampion në Maqedoninë e Veriut

Para 11 muaj

Shkëndija është zyrtarisht kampione në Maqedoninë e Veriut, për sezonin 2024-2025. Kuqezinjtë e Tetovës, triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Rabotnicki-t, për të siguruar titullin e pestë kampion në histori.

Pas një sezoni të dominuar, skuadra shqiptare ia del ta kurorëzojë me fitimin e titullit kampion, duke u shpërblyer kështu për sakrificën e madhe.

Shkëndija siguron vendin e parë dy javë para fundit të kampionatit, ndonëse diferenca me Sileksin e vendit të dytë është vetëm 4 pikë.

Megjithatë, tetovarët ndeshjen e radhës e luajnë ndaj Gostivarit, skuadër që është tërhequr nga kampionati dhe fitorja vjen në tavolinë.

Shkëndija rikthehet të fitojë titullin kampion pas katër viteve pritje, pasi i fundit u fitua në vitin 2021.

/tvklan.al

Trending