Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), raporton Dukagjini.
Sipas të përgjimeve të siguruara nga televizioni Dukagjini, zbulojnë komunikime të drejtpërdrejta midis Selimit dhe një oficeri të BIA-s.
Këto biseda dëshmojnë një bashkëpunim të strukturuar. Në përgjime përmendet edhe emri i të dënuarit për terrorizëm, Zekrija Qazimi. Bisedat flasin për fuqizimin e grupit të tij.
Një fragment i publikuar tregon interesimin e drejtpërdrejtë të BIA-s për gjendjen e Selimit kur ky ndodhej në burg në Siri.
Lexo edheIshte i kërkuar për vuajtjen e dënimit me një vit burg, arrestohet 31-vjeçari nga ÇellopekuBiseda:
Oficeri i BIA-s: Zoti iu ka ruajtë vëlla… Unë vëlla e kam pasur një… si të them…
Selimi: Një përshtypje.
Oficeri i BIA-s: Përshtypje, një ndjenjë kam pasur se do të ktheni. Dhe se gjithçka do të jetë ashtu disk duhet. Pasha jetën.
Selimi: PO them sinqerisht… aq shumë herë e kam dashur këtë.
Oficeri i BIA-s: Unë i kam dërguar, oficerin tonë (të BIA-s)… ambasadorin tonë në Siri. I kam dërguar që të interesosh për ty, a po kupton?
Selimi: E çka tha?
Oficeri i BIA-s: Po ai tha se je gjallë.
Selimi: po, ai ka informacione…
Oficeri i BIA-s: Po si nuk ka informacione vëlla… e kam ditur që je gjallë dhe që je ne burg. Por, nuk kam ditur shumë detaje.
Më shumë për këtë
Shtetasi turk dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten dhe fëmijën në ShkupMaqedoni · 6 ditë më parë
Arrestohet 18-vjeçari nga Radiovca, dyshohet se bëri alarm të rremë për bombë në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në TetovëMaqedoni · 7 ditë më parë
Amina Nuraj: Si e njohën serbët valixhen time mes 30 të tillave? Rrëfimi që ngre dyshime për vëzhgim nga strukturat serbeOpinione · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.













