MPB njofton se më 11.05.2025, në orën 19:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në territorin e fshatit Arnaki, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.I. (29) nga Shkupi dhe një veture “Audi” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.R. (53) nga Shkupi.
Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja në veturën “Seat”, Z.I. (54) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe pasagjerët e tyre: F.I. (31), H.D. (54) dhe tre të mitur, të gjithë nga Shkupi. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më shumë për këtë
Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçareMaqedoni · 17 orë më parë
Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, vetura godet një këmbësor 31-vjeçarMaqedoni · 2 javë më parë
“Martohuni, bëni më shumë fëmijë, rritini ata në kishë!”, ish-sekretarja e Trump reagon ndaj raportit të WSJ-së se myslimanët do të jenë shumicëLajme · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












