Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Aksident i rëndë në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë – lëndohen tetë persona, mes tyre edhe tre fëmijë

Aksident i rëndë në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë – lëndohen tetë persona, mes tyre edhe tre fëmijë

MPB njofton se më 11.05.2025, në orën 19:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, në territorin e fshatit Arnaki, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.I. (29) nga Shkupi dhe një veture “Audi” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.R. (53) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja në veturën “Seat”, Z.I. (54) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe pasagjerët e tyre: F.I. (31), H.D. (54) dhe tre të mitur, të gjithë nga Shkupi. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

Më shumë për këtë

Aksident në Shkup: Përplasen vetura dhe motoçikleta, lëndohet motoçiklistiMaqedoni · 1 javë më parëAksident i rëndë në Shkup: 72-vjeçari me “Mercedes” godet këmbësorin, 50-vjeçari përfundon në spitalMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme