Analisti politik Sylejman Mehazi, në një pronomcim për BotaSot ka hedhur një vështrim të prerë mbi realitetin politik të Maqedonisë së Veriut, duke ndarë skenën në dy blloqe të qarta: njëra proserbe dhe proruse, ndërsa tjetra proamerikane dhe perëndimore.
“Në RMV ka dy rryma politike e gjeostrategjike – njëra rrymë është proserbe me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, tjetra është ajo proamerikane me kryeministrin Mickoski, VLEN-in dhe LVV-në e Kurtit”, ka deklaruar Mehazi.
Sipas tij, kjo ndarje nuk është vetëm retorike apo gjeopolitike, por ndikon drejtpërdrejt në orientimin strategjik të shtetit dhe në raportet e tij me fqinjët, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Ai thekson se qeveritë e mëparshme, si ajo e Zaevit dhe Kovaçevskit, ishin më të hapura ndaj iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, të cilën e sheh të afërt me konceptin e “Botës Serbe”, ndërsa Mickoski ka treguar një distancim më të qartë.
Ky vlerësim vjen në kohën kur Bashkimi Evropian ka ngritur alarmin për ndikimet e jashtme destabilizuese në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ato që vijnë përmes Serbisë, Rusisë dhe Kinës.
Trending










