Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Vardari del nga shtrati, bllokohet rruga Gostivar–Çegran, ridrejtohet trafiku, borë në disa pika kufitare

Vardari del nga shtrati, bllokohet rruga Gostivar–Çegran, ridrejtohet trafiku, borë në disa pika kufitare

Për shkak të daljes së lumit Vardar nga shtrati, që nga mbrëmja e djeshme është vendosur ndalesë për qarkullim në rrugën rajonale R2-233 Gostivar – fshati Çegran, në segmentin pranë fshatit Forinë. Qarkullimi po devijohet nga fshati Çajlë e Vjetër drejt fshatit Forinë, përcjell tetova1

Rruga për në fshatin German është e bllokuar pranë fshatit Stançë për shkak të një peme të rrëzuar dhe aktualisht nuk është e kalueshme, njofton Auto Moto Lidhja e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagështa. Reshje të dobëta bore ka në aksin Kriva Pallankë – pika kufitare Deve Bair, në pikën kufitare Dellçevë, në Stracin dhe në Ponikvë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e trafikut.

Intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo edheRrahje në një objekt hotelierik në fshatin Zubovcë të Gostivarit

Nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë rekomandohet shpejtësi e përshtatur, respektim i sinjalizimit rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka, lugina lumenjsh dhe ngushtica, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në fuqi mbetet obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Aksidentohet në rrugën Gostivar-Strazhë, gjatë testit rezulton me 1.92 promil alkohol në gjakMaqedoni · 2 ditë më parëShqipëri: Studentët protestues bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareveShqiperi · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme