Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Në Maqedoni ka 9.518 vende të lira pune, ja cili sektor ka më shumë mungesë…

Në Maqedoni ka 9.518 vende të lira pune, ja cili sektor ka më shumë mungesë…

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 %.

Numri i vendeve të punës të plotësuara ishte 491.188, ndërsa vendeve të lirave 9.518.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 250 dhe më shumë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.05 %.

Lexo edheMungesë e fuqisë punëtore në 23 vende evropiane, punonjësit shëndetësorë ndër më të kërkuarit

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.62 %.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 656, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme