Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.
Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.
“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.
Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.
Lexo edheSkandal: Kastrati dhe Salillari kërkesë për rritjen e çmimit të Autostradës së Kombit nga 5 në 8 euro“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.
Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.
Më shumë për këtë
Ziadin Sela me kërkesë publike për Mickoskin: A mund ta dëshmojë me dokument se është maqedonas?Uncategorized · 6 ditë më parë
Arsimi nuk mund të menaxhohet me deklarata, kur shkollat përballen me mungesën e librave dhe të mjeteve financiare!Opinione · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












