Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.

Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.

“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.

Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.

Lexo edheSkandal: Kastrati dhe Salillari kërkesë për rritjen e çmimit të Autostradës së Kombit nga 5 në 8 euro

“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.

Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.

Më shumë për këtë

Ziadin Sela me kërkesë publike për Mickoskin: A mund ta dëshmojë me dokument se është maqedonas?Uncategorized · 6 ditë më parëArsimi nuk mund të menaxhohet me deklarata, kur shkollat përballen me mungesën e librave dhe të mjeteve financiare!Opinione · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme