Trendy

Trump hedh poshtë aludimet për mungesë municionesh luftarake: Kush ka publikuar deklarata tradhtare, të dënohet me burg

Para 2 orë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet se vendi po përballet me mungesë municionesh, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara disponojnë rezerva të mëdha armësh.

SHBA-të kanë sasi të mëdha ‘materialesh lufte’, veçanërisht të llojeve të caktuara. Përveç kësaj, prodhohen vazhdimisht sipas nevojës”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Deklarata vjen në një kohë kur administrata amerikane po përballet me pyetje për gjendjen e arsenalit ushtarak, ndërsa konflikti me Iranin ka hyrë në muajin e gjashtë dhe SHBA-ja vazhdon të furnizojë edhe Ukrainën me armë.

Trending