Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nesër pa rrymë disa vendbanime në Tetovë, ndërprerjet deri në pesë orë

Nesër pa rrymë disa vendbanime në Tetovë, ndërprerjet deri në pesë orë

Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike janë paralajmëruar për nesër, të mërkurën, më 21 tetor 2026, në disa vendbanime të rajonit të Tetovës, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten Shtençja dhe Vollkovija si dhe peshorja e peshkut në Vollkovi, objektet „New Country“, „Bashkim Tours“ dhe pompa e ujit në Bllacë.

Në të njëjtën periudhë, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në një pjesë të Bogovinës, përkatësisht në objektet që ndodhen në rrugicën pas shkollës.

Ndërkaq, në një pjesë të Reçicës së Madhe, pranë objekteve në afërsi të „Fresh Market“, energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 09:35 deri në 14:15.

Ndërprerje është paralajmëruar edhe në një pjesë të Zherovjanit, nga ora 10:00 deri në 14:00./tetova1.mk

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme