Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nesër disa pjesë të Tetovës do të mbeten pa rrymë

Nesër disa pjesë të Tetovës do të mbeten pa rrymë

Disa pjesë të qytetit të Tetovës dhe një pjesë e fshatit Poroj nesër, më 13 tetor, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zhvillohen në këto lokacione dhe orare:

– Nga ora 09:00 deri në 14:00: Një pjesë e rrugës “Goce Dellçev”, pranë shkollës fillore “Kikish”.

– Nga ora 09:15 deri në 15:00: Objektet pranë qumështores së vjetër, objektet në lagjen Ciglana, një pjesë e lagjes Fush­tanska, si dhe objektet e kompanive “Nera Plast”, “Mikeli”, “Kokra e Artë”, “Mlin” dhe “Suvafiks”. Në të njëjtin orar, pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Poroj.

– Nga ora 09:15 deri në 14:00: Objektet në lagjen Çarshia e Epërme, në drejtim të teleferikut.

Ndërprerjet janë të planifikuara për ditën e nesërme, më 13 tetor 2026./tetova1.mk

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme