Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Vrasjet në “Gjorçe”: Të dyshuarit dyshohet se i pranuan veprat, hetuesit kanë ADN dhe incizime

Vrasjet në “Gjorçe”: Të dyshuarit dyshohet se i pranuan veprat, hetuesit kanë ADN dhe incizime

Detaje të reja dalin nga hetimi për dy grabitjet me pasoja vdekjeje në lagjet Hrom dhe Gjorçe Petrov të Shkupit, ku humbën jetën një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare.

Sipas informacioneve të TV Telma, të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje në polici i kanë pranuar veprat. Burime të hetimit bëjnë të ditur se në njërin rast kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa në tjetrin tre. I arrestuari i katërt dyshohet se ishte shoferi që i transportonte, por ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e pasagjerëve.

Në automjetin e shoferit janë gjetur një xhaketë dhe sende të tjera që lidhen me grabitjet. Gjithashtu, në shtëpitë e viktimave janë zbuluar gjurmë ADN-je që dyshohet se u përkasin të arrestuarve. Hetuesit disponojnë edhe incizime nga kamerat e sigurisë.

Rasti i parë u zbulua më 22 tetor, kur në një shtëpi në Hrom u gjet i vdekur një 62-vjeçar me shenja dhune. Më 27 tetor, në shtëpinë e saj në Gjorçe Petrov u gjet e vrarë një 76-vjeçare.

Lexo edhe2 viktimat në ‘Gjorçe Petrov’ Shkup, dyshohet se ishin lidhur para vdekjes, hetohen ngjashmëritë mes rasteve

MPB-ja konfirmoi arrestimin e katër personave: A.S. (22), H.E. (20) dhe K.A. (58) nga Shkupi, si dhe M.R. (26) nga Strumica. Për ta është kërkuar paraburgim afatshkurtër për kompletimin e provave.

Më shumë për këtë

Arrestohen tre persona për dy vrasjet në Gjorçe PetrovMaqedoni · 1 ditë më parëMomenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 18 orë më parë60-vjeçarit i zhduken 139.474 denarë nga llogaria bankare, dyshohet për transaksione të paautorizuara në internetMaqedoni · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme