Trendy

Aksident në Tetovë: BMW godet këmbësorin, 35-vjeçari përfundon me lëndime të rënda

Para 1 muaj

MPB njofton se me datë 12.05.2025 në ora 09.30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve ,,BMW# me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Sh. (49) nga Tetova, ka goditur këmbësorin N.K. (35) nga Tetova.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin e ka kryer ekipi inspektues i SPB Tetovë.

Trending