Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Haraçinë kanë arrestuar 40-vjeçarin me iniciale A.B., i cili ishte i dënuar për zhvatje dhe dhunë, dhe po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, përcjell TV21.

“Sot (18.04.2025) rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative dhe taktike, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A. B. (40) nga Shkupi. Personi kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh për veprën penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 2, lidhur me nenin 1, në lidhje me nenin 45, paragrafi 1, dhe një vit burg për veprën “dhunë” nga neni 386, paragrafi 3, në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal. Personi është dërguar në Institucionin Korrektues Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB./tv21.tv

Më shumë për këtë

Ishte i kërkuar për vuajtjen e dënimit me një vit burg, arrestohet 31-vjeçari nga ÇellopekuMaqedoni · 2 ditë më parëAksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 2 javë më parëSkandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme