Dubravko Macura, vëllai i pronarit të “Alta Banka” (e cila është në falimentim) – Davor Macura, si dhe Tatjana Bundalo, drejtoreshë e kompanisë “Alta Pay Group”, janë arrestuar. Të dyve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, raportojnë mediat serbe.
Ata u ndaluan si pjesë e hetimit kundër Davor Macurës, i cili dyshohet se ka tërhequr në mënyrë të paligjshme rreth 390 milionë euro nga kasaforta e Alta Banka.
I arrestuari Dubravko Macura do të merret në pyetje sonte, ose nesër në mëngjes në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar, pas së cilës prokuroria do të vendosë nëse do të kërkojë paraburgim. Marrja në pyetje e Tatjana Bundalos ende nuk është caktuar, dhe prokuroria po mbledh dokumentacion që lidhet me përfshirjen e saj të mundshme në këtë rast.
Të dy dyshohen për përfshirje në nxjerrjen e parave kesh nga kasaforta e Bankës Alta. Për shkak të kësaj, pronari i “Alta Banka”, Davor Macura, u arrestua më parë dhe ende është në paraburgim. Arrestimi u bë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi dhe tre ditë pasi Banka Kombëtare e Serbisë ia revokoi licencën e funksionimit “Alta Banka”.
Lexo edheArrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan VuçiqeviqMacura dyshohet se ka marrë më shumë se 45 miliardë dinarë, ose rreth 390 milionë euro, nga kasaforta e Bankës Alta. Bashkëpunëtorët e tij, drejtori i sektorit të thesarit dhe menaxhimit të parave të gatshme, si dhe bashkëpunëtori për operacionet e thesarit, akuzohen se e kanë ndihmuar në këtë drejtim.
Më shumë për këtë
Blerim Sejdiu: “Alta banka” është vepër e BDI-së, duhet të zbardhet se kush e solli Macurën në MaqedoniMaqedoni · 6 ditë më parë
500 euro ryshfet për leje ndërtimi, arrestohet shefi i sektorit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe ShpëtimMaqedoni · 1 javë më parë
VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor MacuraMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












