Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Autori i sulmit në Krakov kishte vrarë prindërit dhe motrën, para se t’i vriste gjashtë persona në qendër të qytetit

Autori i sulmit në Krakov kishte vrarë prindërit dhe motrën, para se t’i vriste gjashtë persona në qendër të qytetit

Një veturë Subaru me ngjyrë të zezë u fut të shtunën, pak pas orës 15:00, në sheshin kryesor të Krakovit në Poloni. Shoferi nisi të qëllonte me armë zjarri ndaj këmbësorëve, duke vrarë pesë persona në vend, ndërsa një i gjashtë vdiq më vonë në spital.

Gjatë sulmit u plagosën edhe 16 persona, pesë prej të cilëve shtetas të huaj.

Autori i sulmit është identifikuar si Michał O., 24-vjeçar, banor i qytetit Ostroëiec Śëiętokrzyski, i cili ndodhet rreth 150 kilometra në verilindje të Krakovit. Identiteti i tij u bë i ditur nga ministri i Brendshëm dhe Administratës i Polonisë, Marcin Kierëiński, në një konferencë për media të shtunën pas orës 20:00.

Sipas ministrit, 24-vjeçari kishte bindje shumë radikale dhe ishte i nxitur nga ideologjitë e ekstremit të djathtë.

Lexo edheZbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

“Një numër i madh armësh u gjetën në veturën me të cilën po udhëtonte. Në Krakov, ai përdori një armë automatike”, deklaroi Kierëiński.

Ndërkohë, tri trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në banesën e autorit në Ostroëiec Śëiętokrzyski. Viktimat janë anëtarë të familjes së tij të ngushtë: babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 20-vjeçare.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë në Krakov, sulmuesi u plagos dhe u dërgua në spital. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas raportimeve të mediave, gjendja e tij nuk e lejon ende të merret në pyetje nga prokuroria.

Të gjithë personat e tjerë të plagosur nga sulmi janë gjallë. Gazeta «Wyborcza» raporton se gjendja e policëve të plagosur është përmirësuar. Ndërkohë, ka nisur një fushatë për dhurimin e gjakut për policin që ndodhet në gjendje të rëndë.

Që nga mesnata, Polonia është në zi kombëtare.

Më shumë për këtë

Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov të Polonisë me 6 të vdekur, detaje për të dyshuarinLajme · 9 orë më parëNë shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov të Polonisë gjenden edhe tre trupa të pajetëLajme · 20 orë më parëRritet në 6 bilanci i viktimave, çfarë dimë deri më tani për të shtënat me armë në Krakov të Polonisë?Lajme · 24 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme