Policia polake ka gjetur edhe tre trupa të pajetë në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin me armë në Krakov, duke e çuar bilancin në nëntë të vdekur.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur trupat e dy grave dhe një burri. Ai ka thënë se ka shumë indikacione se viktimat janë anëtarë të familjes së ngushtë të sulmuesit.
“Ky është vërtet një rast i jashtëzakonshëm tragjik”, ka deklaruar Tusk.
Ndërkohë, nga sulmi në sheshin kryesor të Krakovit, mbetën të vrarë gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, ndërsa 16 të tjerë u plagosën, mes tyre dy policë. Njëri prej policëve është në gjendje kritike.
Më shumë për këtë
Tronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegurMaqedoni · 4 ditë më parë
Rritet në 6 bilanci i viktimave, çfarë dimë deri më tani për të shtënat me armë në Krakov të Polonisë?Lajme · 1 ditë më parë
58 vjeçari gjendet i vdekur në GostivarMaqedoni · 21 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











