Maqedoni

BDI: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje për krizën e legjitimitetit

Autori

Autori

Portali Tetova

November 15, 2024, 11:11

BDI vlerëson se lidershipi i vërtetë e tregon forcën e tij në momentet e llogaridhënies.

Thirrja për zgjedhje të parakohshme, krahas zgjedhjeve lokale më tetor, nuk është thjesht një kërkesë politike, por një mundësi demokratike që të gjitha palët t’i konfirmojnë besimin popullor, veçanërisht në kohra të krizës së legjitimitetit.

Ne jemi të gatshëm të përballemi me votuesit dhe të angazhohemi në një proces transparent që reflekton vullnetin e çdo qytetari. Në kohë si këto, qytetarët meritojnë liderë që nuk i shmangen sfidave të demokracisë, por i përqafojnë ato me gjithë zemër. Ne jemi këtu, të përgatitur dhe të sigurt në mandatin që kemi nga populli.

Për më tepër, zgjedhjet e parakohshme krahas zgjedhjeve lokale ofrojnë dy përparësi të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët:
1. Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen njëkohësisht me ato lokale në tetor, atëherë në vitin 2029 do të kemi për herë të parë në histori mbajtjen e tre proceseve zgjedhore (presidenciale, parlamentare dhe lokale) në një ditë të vetme. Kjo do të rezultojë në kursime të mëdha për buxhetin shtetëror dhe një organizim më efikas të procesit zgjedhor.

2. Katër vite të plota pa ndërprerje zgjedhore – Duke mbajtur zgjedhjet tani, vendi do të ketë një periudhë stabiliteti të plotë deri në vitin 2029, pa shpërqendrime nga fushatat apo proceset zgjedhore.

Kjo periudhë do të mundësojë përqendrim të plotë në zhvillimin ekonomik, reformat strukturore dhe agjendat afatgjata për përparimin e shtetit.

Pyetja mbetet: a janë të gjitha forcat politike po aq të përgatitura sa BDI për ta vënë performancën e tyre përballë gjykimit të qytetarëve? Populli po pret dhe po vëzhgon ata që janë të gatshëm të dalin përpara me transparencë të plotë.

BDI është e gatshme. Është koha që edhe të tjerët ta tregojnë gatishmërinë e tyre.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi

Më shumë nga kategoria

IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_6554
Ndalohen tre persona në Shkup, dyshohen për prerje të paligjshme të druve
sweet bonanza giriş
1win
ziadin-sela-1-780x439-1 (1)
Sela: Qeveria as të mos guxojë të prek të arriturat deri tani
IMG_6547
Kremlini thotë se Putini personalisht ia dha azilin Assadit