Maqedoni

Dehari me letër drejtuar Mickoskit: Në mbledhjen e Bordit pritet të bëhet largimi im, shpresoj se do të ma mundësoni të vazhdoj pa pengesa angazhimin tim

Autori

Autori

Portali Tetova

November 15, 2024, 12:11


I nderuar Kryeministër Mickoski
Po ju shkruaj si një njeri që e do shtetin tonë dhe njerëzit që jetojnë në të.
Qeveria më emëroi drejtor në vitin 2021 duke më dhënë një vendim të shkruar në një fletë. Kam përzgjedhur një ekip profesionistësh dhe njerëz të përkushtuar me të cilët tashmë për tre vjet e ndërtojmë me sukses Parkun Kombëtar të ri. Për vetëm dy vjet krijuam një institucion të cilin ne dhe shteti mund të jemi krenarë, por vendimet që janë para jush mund të dënojnë proceset dhe sukseset. Po iu drejtohem me një mori argumentesh dhe me shpresën që do të merrni një vendim të mençur në interes të shtetit dhe jo në interes të politikave.

Ndoshta do të dukem jo modest, por pas 50 vjetëve lëvizjeje në Malin Shar, mund të them se e njoh çdo gur të malit. Është e vërtetë që u emërova drejtor nga qeveria e mëparshëme, por e mora dhe e pranova përgjegjësinë sepse e njoh malin, i njoh banorët vendas, rrethanat në të cilat jetojnë njerëzit dhe gjithmonë kam luftuar për mirëqenien e tyre. Asnjëherë nuk kam deklaruar se bëj pjesë në një parti të caktuar dhe për këtë arsye as tani nuk pranoj të etiketohem.

Institucioni Publik Parku Kombëtar Sharr është një institucion që filloi të punojë nga një gjendje negative. E gjetëm me male të shkatërruara dhe shkelje ligjore deri në një masë që njerëzit kishin krijuar përshtypjen se në Maqedoni nuk ekzistojnë ligje, askujt nuk i intereson për Malin Sharr dhe banorët e tij dhe me kalimin e kohës zakonet janë ndryshuar, duke bërë që kjo të bëhet një realitet i ri dhe pjesë e praktikave të përditshme. Sigurisht, vendosja e rendit nuk është një punë e lehtë dhe e këndshme, as për ne dhe as për ata që kanë interesa personale në shfrytëzimin e resurseve të Malit Sharr, por banorët vendas janë aleati më i madh i Parkut Kombëtar. Vendosja e rendit është mirëpritur masivikisht nga banorët e rajonit të Pollogut dhe fshatrave malore, sepse njerëzit i ndiejnë efektet pozitive të ndryshimeve që janë bërë, të cilat janë orientuar për mirë.

Strukturat menaxhuese të Institucionit Publik Parku Kombëtar Sharr kanë miratuar një vendim strategjik që në Malin Sharr nuk do të bëhet prerje pyjesh për qëllime komerciale. Aktivitetet në pyje zhvillohen me qëllim rehabilitimin e pyjeve të dëmtuara më parë, përmirësimin e cilësisë së tyre, ndërkohë që të plotësohen nevojat për ngrohje të banorëve brenda Parkut Kombëtar. Me plot përgjegjsi pohoj se prerja ilegale e pyjeve është zvogëluar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

Me shpalljen e një pjese të Malit Sharr si Park Kombëtar, gjuetia e kafshëve të egra është e ndaluar. Numri i madh i gjuetarëve që veprojnë në rajonin e Pollogut ka krijuar një presion të madh për gjueti në Parkun Kombëtar. Pas masave të kontrollit dhe mbrojtjes për kafshët e egra, këtë vit është konstatuar se numri i drenushave dhe derrave të egër është deri në 20 herë më i ulët se niveli biologjik optimal. Përveç sëmundjes së murtajës afrikane te derrat e egër, e cila mund të çojë në zhdukjen e këtij lloji, në ditët e fundit kam marrë kërkesa për të gjetur zgjidhje për të lejuar gjuetinë e derrave të egër në Parkun Kombëtar Mali Sharr. Parimet e mia morale dhe etike nuk më lejojnë të marr një vendim që është në kundërshtim me çdo mendje të shëndoshë dhe që do të shkaktonte dëm afatgjatë në proceset natyrore, përmes të cilave shpresojmë që në të ardhmen këto popullata do të stabilizohen.


Parku Kombëtar Mali Sharr funksionon pa mbështetje financiare nga Qeveria. Shpenzimet për funksionimin operativ i mbulojmë me mbështetje financiare nga disa donatorë të huaj me të cilët tashmë janë përcaktuar kushtet nën të cilat marrim ndihmën e tyre dhe ato janë implementimi i plotë i legjislacionit kombëtar. Me një ndryshim të mundshëm të këtyre rregullave të përcaktuara, rrezikohet mbështetja financiare në të ardhmen.

Ekipi i Parkut Kombëtarë Mali Sharr në vitet e kaluara ka qëndruar si mburojë mbrojtëse kundër një sër projektesh shkatërruese që presin që unë të zëvendësohem. Do të përmend vetëm disa nga ato më të mëdha. Kërkesa për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla që arrijnë vazhdimisht, edhe pse ka një legjislacion të qartë që ndalon ndërtimin e tyre në parkun kombëtar; ide për shfrytëzimin e pyjeve shtetërore dhe tokave pyjore për interesa personale dhe qasje deri te kullota, uikend lagje dhe shtëpi , si dhe uzurpimin e tokave shtetërore dhe ndryshimin e përdorimit të kulturave kadastrale, kërkesa për hapjen e burimeve të reja; ndërtimi i infrastrukturës rrugore në lokacione të paligjshme; ndërtimi i qendrave për skijim; përdorimi i makinave me shasi lëvizëse për të transportuar skiatorët në pjesët më të thella të malit, duke dëmtuar kështu kullotat e mira malore, lëvizja e pa kontrolluar e mjeteve motorike dhe shqetësimi i popullatës vendase dhe biodiversitetit, etj.

Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr tashmë ka një rrugë të përcaktuar dhe një sistem të vendosur për realizimin e detyrave nga ana e punonjësve. Por, përveç neve 18 të punësuarve që kemi harruar çfarë do të thotë fundjavë, pushim dhe kohë e lirë me familjen, janë shumë MIQ TË SHARRIT. Ju siguroj se vizioni ynë i përbashkët për një Sharr më të mirë jehon shumë më fuqishëm sesa dëshirat shkatërruese të një grusht njerëzish me interesa personale.
Ju qasa sfidës dhe jam i gatshëm ta pranoj, me dëshirën e sinqertë për të ndryshuar gjendjen e Malit Sharr për të mirë.

Krijuam një institucion të ri që solli freski në aplikimin e ligjeve përmes punës sonë të përkushtuar, transparente dhe të përgjegjshme. Sinqerisht shpresoj se i njihni këto ndryshime pozitive dhe do të më mundësoni të vazhdoj pa pengesa angazhimin tim që të ndalen të gjitha “dhunimet” e Malit Sharr në interes të njerëzve dhe natyrës në Maqedoni.
Është e vështirë të ndërtohet, por e lehtë të shkatërrohet. Keni një pasuri kombëtare në duar e juaja.
Kam edhe shumë tema të tjera që do t’i ndaja me kënaqësi me ju dhe Qeverinë, nëse jeni të gatshëm t’i dëgjoni.

Me respekt,
Ibrahim Dehari
U.d. Drejtor i Institucionit Publik Parku Kombëtar Sharr, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!