Trendy
Canan Kaftancioglu (L), Istanbul chairperson of Republican People's Party (CHP) and and Istanbul's mayor Ekrem Imamoglu (C) arrive at the party's headquarters in Istanbul, on May 12, 2022, after Turkey's supreme court of appeals upheld her prison sentence in a move seen as another crackdown on opponents ahead of next year's presidential election. - In 2019, Canan Kaftancioglu, 50, of the secular Republican People's Party (CHP), was sentenced to nearly 10 years in jail on a range of charges including "terrorist propaganda" and insulting President Recep Tayyip Erdogan. (Photo by OZAN KOSE / AFP) (Photo by OZAN KOSE/Afp/AFP via Getty Images)

Ekrem İmamoğlu, “rivali kryesor i Erdoganit”, arrestohet bashkë me 98 persona të tjerë

Para 9 muaj

Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, është arrestuar së bashku me 98 persona të tjerë në një operacion të madh policor të zhvilluar në orët e para të mëngjesit. Në total, urdhër-arresti ishte lëshuar për 105 persona.

Operacioni përfshiu qindra forca policore që bastisën shtëpinë e İmamoğlu-t dhe lokacione të tjera.

Sipas burimeve zyrtare, İmamoğlu po hetohet për akuza të lidhura me terrorizmin. Në të njëjtin hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Stambollit, Mahir Polat, dhe kryetarin e Bashkisë së Şişli-t, Resul Emrah Şahan.

Ky arrestim ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita turke dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat e cilësojnë këtë veprim si një sulm ndaj demokracisë dhe një përpjekje për të eliminuar kundërshtarët politikë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Trending