28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestave në Tiranë, ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në spitalin “Gemelli” në Romë.
Vishkulli e cilëson këtë ndërhyrje si një sfidë të madhe të jetës së tij, ndërsa shpreh besimin te Zoti se gjithçka do të shkojë mirë.
Ndërhyrja vendimtare pritet të përcaktojë nëse ai do të ketë apo jo probleme me shikimin në të ardhmen. Operacioni i parë, i cili rezultoi me sukses, bëri të mundur shpëtimin e organit të syrit.
Ai ka falënderuar të gjithë për interesimin, mbështetjen, mesazhet dhe lutjet.
Më shumë për këtë
U plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidëShqiperi · 1 javë më parë
Fëmijë 6-vjeçar goditet nga automjeti në Shkup, dërgohet me urgjencë në spitalMaqedoni · 3 ditë më parë
Spitali Klinik i Tetovës realizon me sukses operacione për korrigjimin e deformimit të kraharorit, Tetova po bëhet qendër referimiMaqedoni · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












