Kosove

Grenell nuk i ndahet Kurtit, e sulmon sërish dy ditë para zgjedhjeve: Marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët

February 7, 2025, 09:02

Ish-emisari amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell nuk i ndahet sulmeve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse vetëm 48 orë më pas në Kosovë do të votohet për Kuvendin e ri dhe këto reagime të tij mund të konsiderohen fare mirë si ndërhyrje në zgjedhje.

Në një reagim të ri në rrjetet sociale, Grenell i përgjigjet një deklarate të Kurtit gjatë një emisioni televiziv, ku shprehet se është deluziv.

Sipas Grenell, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA nuk kanë qenë kurrë në nivelin më të ulët.

“Albin Kurti është dënuar nga administrate e parë Trump, ajo Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Antony Blinken”, shkruan Grenell.

Një ditë më parë, lideri i Kosovës, këmbënguli se bashkëpunimi është i shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara, duke përmendur këtu punën për forcimin e FSK-së përmes blerjes së armatimeve amerikane.

“Kurrë ma mirë nuk i kemi pasur punët, po blejmë edhe helikopterë ‘Black Haëk’, pas sistemit anti-tank Javelin. Grantin më të madh Kosova ndonjëherë prej Amerikës e ka marr në mandatin tonë kjo e korporatës së sfidave të mijëvjeçarit për bateritë.

Kemi bashkëpunim jo vetëm politik, por edhe në mbrojtje e zhvillim. A ka ndonjëherë kritika e vërejtje, por ne duhet të ecim përpara”, deklaroi kryeministri për një televizion lokal. 

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
alergjite
Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme
muhamed lika
Aksion i madh në Kacanik, policia bllokon qytezën për vrasjen e reshterit Muhamed Lika
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin