Bota

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime!

March 9, 2025, 10:03

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevë të menjëhershme këtë të diel. Për këtë arsye, janë anuluar shumë nisje dhe mbërritje të avionëve në këtë aerorport. Ndërkohë edhe në faqen e aeroportit të Hamburgut thuhet se shumë nisje dhe ardhje të avionëve janë anuluar për të dielën.

Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimit të tyre. Në terminale shumë njerëz kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi.

Greva e papritur

Greva vjen papritur një ditë më herët se sa ishte planifikuar.

“Sot 280 fluturime me mbi 40.000 pasagjerë u planifikuan në aeroportin e Hamburgut. Ne jemi të tmerruar se sa pamatur po vepron ver.di,” tha zëdhënësja e aeroportit Katja Bromm.

Sindikata mbylli aeroportin pa paralajmërim pikërisht në fillim të pushimeve të pranverës në Hamburg. Kështu ver.di po dëmton njerëzit në veçanti, duke përfshirë shumë familje me fëmijë të moshës shkollore, u tha.

Një zëdhënës i sindikatës shpjegoi: “Greva ishte e nevojshme në mënyrë që ndikimi i grevës të ndihet vërtet”. Dëmi tek udhëtarët është i njohur, por punëdhënësit, sipas sindikatës, duhet të paraqesin një ofertë serioze ndaj kërkesave të tyre.

Grevat e shumta të hënën

Greva në Hamburg ka filluar të dielën. Por nesër priten greva në 11 aeroporte të ndryshme të Gjermanisë. Ndaj udhëtarët duhet të informohen paraprakisht nëse do të realizohen udhëtimet e tyre.

Sindikatat paralajmërojnë për shkurtime masive në aeroprotet në Frankfurt am Main, München, Berlin/Brandenburg, Düsseldorf, Hamburg, Köln/Bonn, Stuttgart, Hannover, Dortmund, Leipzig/Halle dhe Bremen.

Aueroprti në Berlin ka pralajmëruar ndalimin e fluturimeve: “BER ndalon plotësisht operacionet”, thuhet në informacione. Sipas vlerësimeve të deritanishme të hënën do të shkurtohen me mijëra udhëtime dhe preken qindra mijëra udhëtarë. Ndaj auroportet dhe shoqatat e fluturimeve bëjnë të ditur që të informoheni me kohë me gjendjen./dw

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në