Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qytetarë nga komuna të ndryshme në vend, ishin mbledhur për të bërë homazhe në Prekaz tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”. Ekonomia Online, ndoqi nga afër zhvillimet atje, ndër tjera arritëm të marrim edhe disa urime nga qytetarët.
I moshuari, nga fshati Batushë i komunës së Gjakovës, tha se Prekazi është vend i shenjtë, siç e potencoi ai është kulmi i lirisë së shqiptarëve.
“Kisha me thënë se ky vend është Meka, Qabja e shqiptarëve, bëj thirrje në këtë ditë ata që shkojnë në Qabe të vinë këtu më përpara se këtu është Qabja jonë, themeli dhe kulmi i lirisë së shqiptarëve”, tha ai.Ndërsa, Hafir Jakupi nga fshati Reçak, tha se duhet bashkuar trojet shqiptare.
“I madh e i vogël me u bashku, bashkim tjetër asgjë nuk ka. Duhet bashkim, shyqyr që e shijojmë Kosovën, urime festa e Pavarësisë”, tha Jakupi.