Maqedoni

Jeni Xhamia në muze, reagojnë nga VLEN

Autori

Autori

Portali Tetova

November 22, 2024, 01:11

VLEN ka reaguar pas shndërrimit të Jeni Xhamisë në Manastir në muze të trashëgimisë krishtere dhe islame.

Nga VLEN thonë se ankesat e popullit shqiptar për Jeni Xhaminë datojnë që prej dy dekadash, duke akuzuar BDI-në se nuk e ka zgjidhur këtë çështje.

“Që kur populli shqiptar i dërgoi në opozitë, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) nuk i ndal britmat e tyre për të bëmat e veta! Kjo parti, në palcë me bindje enveriste, pa fije turpi tani ka dalë kinse dëshiron t’i mbrojë vlerat fetare të trashëgimisë kulturore. Paradoks në vetvete! Ankesat e popullit shqiptar për Jeni Xhaminë datojnë që prej dy dekadash, pikërisht aq sa BDI ka qenë në pushtet! Megjithatë, duke qenë të zënë me korrupsion, zhvatje dhe mbrojtjen e “Luginës së Ujqve” të partisë së tyre, ata këto zëra i kanë shtypur përmes pushtetit.

“Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë kuadrin e saj, Behixhudin Shehapin, se pse në vitin 2011, gjatë periudhës kur ai mbante pozita kyçe në institucionet e kulturës, emri i Jeni Xhamisë u ndryshua në “Kisha Shën Gjorgji”. Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë Behixhudin
Shehapin se pse në vitet 2014 dhe 2015 lejuan dhënien e lejeve të dyshimta për konservim dhe nuk morën asnjë masë të vetme për të parandaluar shkeljet ligjore në ndryshimin e karakterit të xhamisë”.

“BDI-ja nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo fetare. Me një mendësi enveriste që ka shtypur çdo zë kritik dhe me veprime titiste për t’u shërbyer interesave të huaja, kjo parti ka shkatërruar gjithçka që shqiptarët kanë ndërtuar me shekuj në Maqedoni”.

“Koalicioni VLEN mbetet i palëkundur në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare, duke kundërshtuar çdo përpjekje për t’i zhdukur këto vlera. Behixhudin Shehapi dhe BDI-ja duhet të japin llogari para popullit shqiptar për rolin e tyre në këto veprime të papranueshme! Populli shqiptar nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë këtë akt të turpshëm!”, thonë nga VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!