Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në “TV Koha” duke komentuar protestën e së nesërmes në Tetovë thotë se BDI në një farë forme luan rolin e saj në stilin “hedh gurin dhe fsheh dorën”!
Sipas tij, bëhet fjalë për situatë absurd.
“BDI nuk deklarohen se qëndrojnë zyrtarisht pas protestës. Këshilltarët e BDI-së para një kohe kërkuan seancë të jashtëzakonshme të Këshillit komunal dhe kur morën informatë se kjo nuk është çështje e Këshillit komunal dhe në situatë kur Këshilli komunal mund të përsërisë gabimin që është bërë në 2007, me automatizëm Këshilli komunal shkon në zgjedhje në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës dhe e heshtën atë çështje. Duke e ditur që faji më shumë është i atyre, sepse nuk kemi ne aspak faj si VLEN as në pushtetit qendror e as në atë lokal, ata po mundohen edhe një herë të ‘hedhin gurin dhe të fshehin dorën’. Konkretisht ata duhet të tregojnë se cili është faji i kësaj qeverise aktuale të komunës dhe kësaj qeverie aktuale në pushtetin qendror”, ka thënë Kasami.










