Opens in a new tab
Trendy

Këngëtari nga Tetova BESIR ISMAILI bashkë me grupin AHENGU BAND sjell këngën e re “GURBETI”, një dedikim për të gjithë mërgimtarët (Video)

Para 2 javë

Sonte u publikua projekti i ri muzikor i Besir Ismailit – “Gurbeti”, një këngë kushtuar të gjithë atyre që jeta i ka çuar larg vendlindjes, familjes dhe njerëzve të zemrës, shkruan tetova1

Përmes kësaj kënge, Besir Ismaili sjell emocionet, mallin dhe ndjenjën e fortë të gurbetit, duke i dhënë zë historisë së mijëra shqiptarëve që jetojnë larg vendit të tyre.

“Gurbeti” vjen i shoqëruar edhe me një videoklip, ku udhëtimi, largimi dhe malli për vendlindjen përcillen përmes pamjeve të veçanta dhe një atmosfere emocionale.

Ky projekt është një dedikim për çdo gurbetçar, për ata që largohen për një jetë më të mirë, por që zemrën e mbajnë gjithmonë në vendlindje.

Një këngë për ata që janë larg… por kurrë larg zemrës./tetova1.mk

Besir Ismaili – “Gurbeti” | premierë!

 

Trending