Trendy

Kush është gjermani që këshillon Vuçiçin prej 13 vitesh dhe paguhet nga qeveria e Berlinit?

Para 2 orë

Hulumtimi i BIRN dhe Der Spiegel ngre pikëpyetje kushtetuese, ligjore dhe politike mbi rolin e Jörg Heskens, i cili këshillon presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa financohet nga qeveria gjermane.

Jörg Heskens e këshillon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prej 13 vitesh, ndërsa paga e tij mbulohet nga qeveria gjermane, duke ngritur një sërë çështjesh kushtetuese, ligjore, politike dhe të sigurisë.

Këtë e zbulon një hulumtim i përbashkët i BIRN dhe revistës gjermane Der Spiegel, i cili sjell detaje mbi angazhimin e Heskens nga viti 2020 deri më sot. Dokumentet hedhin dritë mbi takime konfidenciale, planet për projektin minerar “Jadar” para dhe pas pezullimit të tij, si dhe fondet që Gjermania ka ndarë për mbështetjen e sektorit të minierave gjatë periudhës së protestave studentore në Serbi.

Unë e quaj ‘gjermani im’, ndërsa ai mua më quan ‘serbi im i egër’. Kështu shkëmbejmë komplimente“, deklaroi Vuçiç në shkurt të vitit 2023 gjatë inaugurimit të fabrikës së kompanisë gjermane Continental në Novi Sad, duke përshkruar marrëdhënien me Heskens, këshilltarin e tij për investimet gjermane.

Heskens konsiderohet një nga bashkëpunëtorët më jetëgjatë të Vuçiçit, të cilin e këshillon pa ndërprerje që nga shtatori i vitit 2013.

Ai e ka këshilluar Vuçiçin fillimisht kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër, më pas gjatë mandatit si kryeministër dhe, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, e ndoqi edhe në Presidencën e Serbisë, ku vazhdon të ushtrojë këtë rol.

Sipas hulumtimit të BIRN dhe Der Spiegel, i bazuar në dokumente të siguruara nga institucionet gjermane përmes ligjit për qasjen në informacion publik, Serbia gjatë qeverisjes së Vuçiçit është shndërruar në një ekonomi në funksion të industrisë gjermane, ndërsa autoritetet gjermane e kanë parë presidentin serb si një partner me të cilin mund të negociohen drejtpërdrejt projekte ekonomike.

Në këtë funksion, ai (Heskens) kontribuon në masë të madhe në përfaqësimin e drejtpërdrejtë të interesave të ekonomisë gjermane te Vuçiçi“, thuhet në një dokument përgatitor të qershorit 2020, në të cilin kanë pasur qasje BIRN dhe Der Spiegel.

Trending