Trendy

Lazim Destani mesazh Beogradit nga Presheva: Nëse nuk ndihmoni shqiptarët e Luginës, mos i pengoni! (VIDEO)

Para 9 muaj

Në Preshevë gjatë fundjavës është mbajtur për të dytën herë me radhë konferenca ekonomike e organizuar nga shoqata “Unioni i Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc” me moton “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm mbi 300 pjesëmarrës kryesisht biznesmenë jo vetëm nga këto komuna, por edhe viset tjera shqiptare si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, diaspora si nga Zvicra, vendet e BE-së, Turqia e deri tek Australia e largët.

Këtë konferencë e madhështoi edhe më prezencna e ambasadorëve, kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani, deputetit shqiptar Shaip Kamberi, por sidomos edhe prania e filantropit, humansitit dhe biznesmenit të njohur, Lazim Destani.

Destani në fjalën e tij në konferencë theksoi se fuqizimi i ekonomisë së kësaj ane vetvetiu sjell vende të reja pune, dhe kjo i duhet sot Luginës, rinisë e popullatës së këtushme. “Uroj që bashkëpunimi mes bizneseve tona të jetë gjithnjë në rritje e në funksion të zhvillimit ekonomik, për jetë më të mirë e për progresin tonë si komb”, theksoi filantropi Lazim Destani.

Ai i përcolli një mesazh Beogradit përmes një pyetje të parashtruar nga Televizioni i Serbisë (RTS). “Serbia nëse nuk i ndihmon shqiptarët e Luginës, bile mos i pengoni”, kishte theksuar Lazim Destani.

Duke folur për largimin e të rinjve nga Lugina e Preshevës, biznesmeni i mirënjohur shqiptar deklaroi për portalin Lecanton27: E kuptojmë largimin e të rinjve tanë nga këto treva, se ata nuk largohen nga luksi apo qejfi, por kuptohet kanë halle, madje edhe ndonjë zor të madh, sepse nuk është e lehtë ti kthehet shpina vendlindjes e shtëpisë. Atyre u mohohet e drejta për punë, nuk kanë perspektivë dhe kjo i detyron të marrin rrugën e perëndimit. Por unë jam optimist se ata nuk do të qëndrojnë atje përgjithmonë, ata do të kthehen në vendlindje pasi të fitojnë, për të krijuar më pas një biznes në atdhe”.

Trending