Këtë të diel u zhvillua Maratona e Tiranës ku u tha se morën pjesë më shumë se 4 mijë garues. Përveç paralizimit të rrugëve të qytetit duke mos u lënë asnjë mundësi një pjese të qytetarëve të dalin nga shtëpit duket se edhe një pjesë e pjesëmarrëve kanë mbetur të pakënaqur.
Për mes një video në TikTok një garues i njohur si “Njeriu i Sharrit” ka shprehur pakënaqësitë e tij duke e quajtur atë “një katastrofë” dhe se “ndoshta nuk do të rikthehet më”. Ai thotë se problemet fuilluan që në start pasi shumë prej të huajve nuk e kuptuan kur ishte nisja pasi starti u dha vetëm në një gjuhë.
Gabimi tjetër, sipas tij ishte se u nisën të gjithë garuesit në të njëjtën kohë duke mos u dhënë mundësi kategorive të ndryshme të bëjnë gara të ndryshme. Rrugët sipas tij nuk ishin të markuara siç duhet. Në disa raste gariesit duhet të pyesnin policët që të orinentonin vetëm me fjalët “uno kryqëzimo, duo kryqëzimo”.
Ai ka sjellë si shembull maratonën e Shkupit ku kategori të ndryushme kishin markime me ngjyra të ndryshme në rrugë duke zgjedhur itineratin që dëshironin. Kjo në Tiranë sipas tij ishte katastrofë.
https://vm.tiktok.com/ZGdRenbvq/