I pyetur për krizën politike që paralajmëroi nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, në rast se preket gjuha shqipe nga Gjykata Kushtetuese, Izet Mexhiti nga VLEN tha se “BDI nëse nuk reformohet, nuk ka se pse të garojë në zgjedhje”, përcjell TV21. Në lidhje me paralajmërimet për bojkot të zgjedhjeve lokale, në rast se preket gjuha shqipe në Kushtetuese, Mexhiti tha se me këtë BDI do t’i bënte dëm vetes.
“Jo, edhe nëse bojkotojnë, vetëm vetes së tyre i bëjnë dëm. Nuk munden asgjë tjetër. Së pari, bojkoti do të thotë në Bashkimin Evropian, edhe te partnerët tanë strategjik, nuk do ta përshëndesin këtë. E dyta, nuk ka asnjë arsye, pse të bojkotojnë? Nëse ata tërë kohën kërkojnë legjitimitet, pikërisht janë zgjedhjet ku duhet të matemi, deri sa afrohen zgjedhjet, gjithë kohës kërkonin zgjedhje të parakohshme, tani kur afrohen zgjedhjet, ngadalë bëjnë thirrje për bojkot”, tha Izet Mexhiti, kryetar i LD-së (VLEN).
Më shumë për këtë
Mexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjetMaqedoni · 4 ditë më parë
Po më ndodh pikërisht ajo për të cilën paralajmëronte Malcolm X!Opinione · 19 orë më parë
Zgjedhjet në Bërvenicë, Sulejmani: BDI po manipulon derisa politikat konstruktive të VLEN-it i dhanë komunë shtesëMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











