Maqedoni

Miratohet ligji, marketet duhet t’i publikojnë çmimet në internet

February 25, 2025, 05:02

Kuvendi miratoi sot me procedurë të shkurtuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, sipas të cilave, marketet obligohen që të publikojnë në internet çmimet e produkteve. Ligji u propozua nga deputetët e shumicës parlamentare, të cilët me miratimin e tij, presin transparencë më të madhe të çmimeve në markete, përmirësim të konkurencës dhe ulje të çmimeve.

Bojan Stojanovski, VMRO – DPMNE

“Qytetarët tani do të mund të zgjedhin ku do t’i harxhojnë paratë e tyre, sepse nuk është normale që të kemi çmime në markete të cilat janë më të lartat në nivel ballkanik, çmime më të larta se në vendet anëtare të BE-së, nuk është normale. Jemi të sigurt se, në periudhën vijuese do të ketë ulje të çmimeve që do të jetë e pranueshme edhe për qytetarët e Maqedonisë”.

Deputetja e VMRO–DPMNE-së, Dragana Bojkovska tha se, këto ndryshime ligjore do të kontribuojnë edhe për konkurrencën mes vet tregarëve.

Dragana Bojkovska, VMRO – DPMNE

“Me këtë ligj, me publikimin e çmimeve të të gjitha produkteve në veçanti, në ueb faqe dhe në sirtare nga ana e tregtarëve, konsumatorët do t’i krahasojnë çmimet dhe me atë, do të jenë të informuar më mirë për atë se cili produkt sa kushton te cili tregtar. Ky ligj ka të bëjë me tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, me çka përjashtohen mikro tregtarët dhe tregtarët individë”.

Ndryshimet e reja ligjore parashohin që, marketet që kanë më shumë se një pikë të shitjes, të publikojnë çmimet në internet për secilën pikë shitjeje, ndërsa parashihen edhe gjoba për tregtarët që nuk do të respektojnë ligjin.

Kujtojmë se më 11 shkurt Qeveria vendosi të kufizojë marzhat në tregtinë me pakicë për 10 përqind dhe me të njëjtën përqindje në tregtinë me shumicë. Kufizimi i marzhës do të zgjasë deri më 30 prill. Do të përfshihen produktet ushqimore bazë, detergjentet dhe ushqimi për fëmijë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_9223
Tragjedia në Koçan, Gjykata Kushtetuese shtyu seancën përgatitore për Ligjin e Gjuhëve
IMG_9221
Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë