Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mustafa Dauti: Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, kapen 79kg drogë, arrestohen pesë persona

Mustafa Dauti: Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, kapen 79kg drogë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar të drogës, ndërsa ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve.

Aksioni është ndërmarrë pas informacionit të siguruar nga Departamenti i Inteligjencës, pas së cilës ekipet mobile kanë zhvilluar veprime operative në pikën kufitare Dojran, në dalje nga vendi.

Gjatë kontrollit është ndaluar një kamion, në të cilin janë zbuluar 79 kilogramë marihuanë, e cila dyshohet se ishte destinuar për tregun turk. Për transportin e drogës është arrestuar edhe shoferi i kamionit, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas hetimeve, kamioni kishte hyrë në Maqedoninë e Veriut me një ngarkesë profile hekuri, të cilat duhej t’i transportonte drejt Greqisë. Megjithatë, në një lokacion të paracaktuar, pas marrëveshjes me persona nga Maqedonia e Veriut, në kamion ishte ngarkuar marihuana.

Lexo edheMustafa Dauti: Vazhdon goditja ndaj tregtisë së paligjshme te duhanit

Pas ngarkimit të drogës, automjeti ishte vulosur dhe kishte vazhduar rrugën drejt Greqisë, por është ndaluar nga ekipet operative në pikën kufitare Dojran, ku gjatë kontrollit është zbuluar ngarkesa e paligjshme.

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe ka për qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, e ka konfirmuar aksionin, duke theksuar se është goditur një grup ndërkombëtar i trafikut të drogës, ndërsa në operacion janë sekuestruar 79 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar pesë persona.

Më shumë për këtë

Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?Maqedoni · 1 ditë më parëMustafa Dauti merr pjesë në pritjen solemne për 103-vjetorin e Republikës së TurqisëMaqedoni · 6 ditë më parëShkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 personaMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme