Maqedoni

Në Ministrinë e Energjetikës, paga mesatare neto është 105.628 denarë

Autori

Autori

Portali Tetova

November 27, 2024, 10:11

Niveli i pagave dhe kompenzimeve në vitin 2025 do të rritet me 8.1 për qind, ose me mbi 64 milionë euro, duke arritur në 782.6 milionë euro. Gjithashtu, paratë për paga ndahen përmes bllok-granteve. Në Propozim Buxhetin për vitin 2025 mund të shihni pagat mesatare bruto të të gjitha institucioneve që janë përfituese të këtyre parave. Portali Money ka bërë një analizë të këtyre të dhënave në të cilën merr parasysh se ku janë pagat mesatare më të larta dhe ku janë më të ulëtat. Në mënyrë që shumat të jenë më afër njerëzve, ne do t’i ulim pagat nga bruto në shumën neto, shkruan portali Money.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale renditet e para për sa i përket pagave. Aty janë 63 të punësuar, ndërsa paga mesatare bruto është 161.533 denarë, gjegjësisht në shumën neto, pa taksa dhe kontribute, llogaria e punëtorëve do të marrë mesatarisht 105.628 denarë në muaj.

Në vend të dytë është Këshilli i Prokurorëve Publikë. Janë 16 të punësuar të cilët mund të mburren me pagë mesatare bruto prej 147.703 denarë, ose shumë neto prej 96.665 denarë.

“Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është organ i pavarur shtetëror që përpiqet të plotësojë pozitat e lira të prokurorit publik, vendos për përgjegjësinë në veprimet e prokurorëve publikë dhe shkarkimin e tyre, avancimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe sigurimin e ndërveprimit ndërmjet Këshillit dhe prokurorive publike, pajisjen e plotë teknike dhe integrimin e sistemeve të informacionit duke zëvendësuar infrastrukturën e vjetër me një të re dhe zbatimin e saj”, shkruhet në Buxhetin e propozuar për vitin 2025.

Në vendin e tretë është Qeveria. Aty janë 359 të punësuar, me bruto pagë mesatare prej 137.226 denarë, gjegjësisht mesatarja që shkon në llogarinë e tyre çdo muaj në shumën neto është 89.877 denarë.

Të dhënat e plota në: https://pari.com.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!