Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë për klasën politike në Shqipëri, duke e lidhur origjinën e saj ideologjike me Beogradin dhe duke u bërë thirrje studentëve shqiptarë të ndjekin shembullin e studentëve serbë.
Në një reagim në Facebook, Spahiu vlerëson se studentët e Shqipërisë duhet të marrin shembull nga mënyra se si studentët serbë krijuan listën e tyre fituese në zgjedhjet në Serbi.
“Rrënjët e klasës politike aktuale në Shqipëri janë në Beograd”, shkruan Spahiu, duke përmendur Miladin Popoviqin dhe Dušan Mugošën si figura historike që, sipas tij, lidhen me rrënjët ideologjike të kësaj klase politike.
Ai shprehet se klasa politike aktuale në Shqipëri mund të largohet në të njëjtën mënyrë siç u larguan ideologjitë e saj në Beograd, duke nënkuptuar se mobilizimi i studentëve dhe organizimi politik mund të sjellin ndryshime.
Lexo edheÇfarë politike të jashtme propozon Lista Studentore në Serbi?Deklarata e Spahiut vjen në një kohë kur roli i studentëve në jetën politike dhe ndikimi i lëvizjeve qytetare në zhvillimet politike në rajon mbeten tema të debatit publik.(INA)
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












