Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Padi penale kundër ish-ministrit Ismaili, dëmtoi buxhetin për gjysëm milion euro

Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë e Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “Punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Sic thuhet, I denoncuari H.I në cilësinë e personit zyrtar – Ministër në Ministrinë e Kulturës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare për shkak se gjatë periudhës nga 27 Qershor 2019 deri më 30 gusht 2020, më 24 korrik, në mënyrë të pandërgjeshme ka vepruar duke nënshkruar vendime dhe marrëveshje me persona juridik dhe fizik për financimin e projekteve në vlerë të përgjithshem prej mbi 31 milion denarë (31.824.000 denarë ose gjysëm mbi 517 mijë euro) edhe pse, sic thuhet, ka qenë I vetëdijshëm se me ribalancin e kryer të buxhetit nga ana e Qeverisë që ishte publikuar në Gazetën Zyrtare nr.126 të datës 15 maj 2020, mungojnë mjete financiare – ka njoftuar Policia Financiare.

Më shumë për këtë

Gjorgjievski: Gjysmë milioni euro kursime në karburant, dyshime për abuzime në të kaluarën në JSPMaqedoni · 2 ditë më parëBuxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratënLajme · 2 javë më parëVMRO: Kredia prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka për kompaninë e krushkut të Ahmetit ngre dyshime për lidhje biznesoreMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme