Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se për shkak të eskalimit të situatës brenda objektit të Komunës së Vrapçishtit zyrtarët policor kanë arrestuar dy persona nga Gostivari, të cilët të njëjtit nuk iu bindën urdhrave të zyrtarëve policor.
“Më datë 10.09.2024 në ora 17:50, zyrtarët policorë nga NjP Gallatë në objektin e komunës së Vrapçishtit, kanë arrestuar personat D.P (33) dhe D.V.(42) të dy nga Gostivari, për arsye se brenda objektit të komunës kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe të njëjtit nuk iu bindën urdhrave të zyrtarëve të autorizuar policorë, të dënueshme sipas nenit 14 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe lidhur me këtë kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse, ndërsa për ngjarjet tjera që kanë të bëjnë me kishën, ,”Shën Pesëshja” , ju lutemi të drejtoheni Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Gostivar”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kujtojmë se banorët protestonin para Komunës së Vrapçishtit për shkak të ndalimit të punimeve të Kishës në Gallatë.