Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Raportohet se Gjykata Speciale ka arrestuar tre persona nga Kosova

Gjykata Speciale i ka arrestuar tre persona, përfshirë ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), tha të enjten Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së).

Klinaku tha në Facebook se janë arrestuar ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, shkroi ai në Facebook.

Dhomat e Specializuara në Hagë, që veprojnë me ligje të Kosovës, nuk kanë komentuar ende rreth arrestimeve të raportuara.

Lexo edheArrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë, dyshohet për keqtrajtimin e studentëve

Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.

Nuk është e qartë se për çfarë akuzash mund të jetë arrestuar Smakaj nga Gjykata Speciale, e cila është ngritur për t’i gjykuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ndërkohë, Isni Kilaj ishte arrestuar për herë të parë në nëntor të vitit 2023 nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë dhe u lirua me kusht në maj të këtij vitit pasi pagoi një dorëzani prej 30.000 eurosh.

Në shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ndryshoi aktakuzën ndaj Kilajt, por nuk dha hollësi për ndryshimet e bëra.

SPO-ja kishte thënë asokohe se ndër arsyet e lirimit të Kilajt me kusht ishte edhe vendimi i prokurorëve për të paraqitur aktakuzë të ndryshuar ndaj tij.

Më shumë për këtë

Ish-ministrja turke arrestohet për pjesëmarrje në organizatë kriminaleLajme · 5 ditë më parëPronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulimeMaqedoni · 2 javë më parëArrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Policia: Bashkëshortja raportoi se kishte përjetuar vazhdimisht dhunë psikikeLajme · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme