Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rreth 850 mijë euro ar në dasmë! Nusja mbulohet me bizhuteri, dhëndri arrestohet për pastrim parash në Turqi

Rreth 850 mijë euro ar në dasmë! Nusja mbulohet me bizhuteri, dhëndri arrestohet për pastrim parash në Turqi
Screenshot

Një dasmë luksoze në Turqi është kthyer në kryefjalë të rrjeteve sociale, pasi nusja u shfaq e mbuluar me kilogramë flori, bizhuteri, valutë dhe kartëmonedha.

Bëhet fjalë për dasmën e Mehmet Fatih Tançalan, i njohur në rrjetet sociale si “Vanlı Kara Haydar”, dhe Çağla Öz, e zhvilluar më 6 shtator në qytetin e Vanit.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen sasi të mëdha bizhuterish dhe parash të vendosura si dhurata për çiftin. Vlera e florinjve të ekspozuar gjatë dasmës është raportuar në rreth 45 milionë lira turke.

Pas publikimit të pamjeve, autoritetet nisën një hetim financiar, ndërsa rasti iu përcoll edhe MASAK-ut, strukturës turke përgjegjëse për hetimin e transaksioneve financiare të dyshimta.

Lexo edheTask Force: Arrestohet një 40-vjeçar pranë Qafë Thanës, kapet me rreth një kilogram mar’ihuanë

Sipas dokumenteve të hetimit, është vënë në pikëpyetje përputhja mes profilit financiar të Tançalanit dhe nivelit të luksit të shfaqur në rrjetet sociale dhe gjatë dasmës.

Tançalan u arrestua dhe më pas u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në paraburgim nën akuzën për pastrim të pasurive që burojnë nga vepra penale. Ndaj tij kishte nisur gjithashtu një hetim lidhur me disa postime në rrjetet sociale.

Në dëshminë e tij, Tançalan i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se florinjtë e vendosur në dasmë nuk ishin të tij. Sipas tij, bizhuteritë ishin marrë hua nga një argjendari dhe i ishin kthyer pas ceremonisë, ndërsa shpenzimet e dasmës ishin mbuluar nga sponsorë.

Hetimet për origjinën e florinjve, parave dhe pasurisë së çiftit vijojnë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme