Trendy

“Shkupi dhe Prishtina po lidhen me autostradë”, Mexhiti dhe Kasami paralajmërojnë nisjen e punimeve për ndërtimin e 10 km të autostradës Shkup-Bllacë

Para 1 orë

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, të shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku, sot kanë vizituar pikën kufitare “Bllacë”, nga ku kanë njoftuar se të hënën do të nënshkruhet kontrata me realizuesin e ndërtimeve të pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Kujtojmë se deri tani, janë ndërtuar vetëm 2 nga 12 km e kësaj autostrade.

“Edhe një premtim po bëhet realitet, Shkupi dhe Prishtina po lidhen me autostradë. Nga e hëna, me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punimeve të 10 kilometërshit të mbetur nga Shkupi për në Bllacë, do të nisin punët intensive që kjo arterie kryesore e korridorit Kosovë-Maqedoni e Veriut, të bëhet realitet”, tha Kasami.

“Me ardhjen e VLEN-it në qeveri, një ndër projektet e para ka qenë One Stop Shop në “Bllacë” dhe “Jazhincë”, dhe sot jemi këtu në pikën kufitare të Bllacë, e cila është pika më frekuente në RMV. Arteria kryesore është rruga Shkup-Bllacë, e cila është shumë e përfolur, shumë janë fotografuar, por shumë pak punë kanë bërë”, tha Mexhiti.

Trending